Shkodranët nuk i ndalon asgjë për të përdorur mjetin e tyre të preferuar të transportit, biçikletën. Rruga kryesore e Obotit ka rreth 15 centimetër ujë, por banorët e këtij fshati nuk qëndrojnë të izoluar. Martin Bërthamza, kalon në krahun tjetër të fshatit midis ujit me biçikletë.