Qytetarët shkodranë kanë dalë në protestë këtë të martë kundër rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit. Shqiptarët po paguajnë për shumë për bukën dhe produktet e tjera të miellit, për qumështin dhe nënproduktet e tij, për energjinë elektrike dhe naftën, që është ndër më të shtrenjtat në rajon.