Nga bregdeti i Velipojës deri në Alpet e Thethit, Shkodra po përjeton një tjetër sezon të ngarkuar turistik. Thethi vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore në veri, ndërsa të dhënat e regjistruara tregojnë për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë.