Me flamuj kuqezi dhe pankarta për të drejtën e barabartë në arsimim, studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, qytetarë të Shkodrës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sistemit të drejtësisë, zhvilluan një marshim paqësor në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe. Protesta e të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka sjellë reagime edhe nga klasa politike në Tiranë dhe Prishtinë.