Vjeshta, me ngjyrat e ngrohta dhe atmosferën e saj të veçantë, është stina që frymëzon piktorët më shumë se asnjëhere tjeter. Një koloni artistësh, e mbledhur në Shkodër, ka zgjedhur pikërisht këtë sezon për të pasqyruar bukurinë e qytetit në telajo. Pervec zones muzeale të Gjuhadolit, e mbushur me histori dhe kulturë, edhe liqeni i Shkodres u shndërrua në një studio për piktorët. Për katër ditë me radhë, piktorët nga e gjithë Shqipëria me brushat e tyre, pikturuan bukurinë e pafundme të qytetit, duke i dhënë një dimension tjetër këtij vendi që ka frymëzuar kaq shumë artistë për shekuj me radhë.