Shkodra, qyteti ku u krijua orkestra e parë frymore në Shqipëri, u bë mikpritëse e takimit ndërkombëtar të bandave frymore. 6 grupet nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, për dy ditë me radhë, e kthyen qytetin në një shesh të madh feste ku bashkë me shkodranët festuan edhe turistët e shumtë.