Një konflikt i përgjakshëm në orët e para të mëngjesit ka tronditur Shkodrën, duke lënë pas një të ri te vdekur dhe dy të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, sherr banal i momentit, Andri Vulaj, 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe djalit të tij, Ylber Lulit, 24 vjeç.