Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Shkodrës, disa minuta më parë. I plagosuri është përplasur nga një automjet i tipit “Volkswagen”, ku drejtohej nga një 73-vjeçar K. N.. Sipas njoftimit të policisë, këmbësori ende i pa identifikuar i ka ndërprerë rrugën drejtuesit të automjetit dhe si pasojë është përplasur me të.