Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhes, Shkodër. Policia njofton se një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një 32-vjeçar ka aksidentuar një oficer policie, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje. Si pasojë oficeri 55-vjeçar ka ndërrur jetë në vend, ndërsa autori është transportuar në Komisariat për veprime të mëtejshme.