Një masiv guri rrezikon të bjerë në zonën shkëmbore të Ujit të ftohtë në Vlorë. Guri duket se po thërrmohet, ndërsa shihet si rrezik i mundshëm rrëshqitjeje nga çasti në çast. Qytetarë e Vlorës që frekuentojnë shëtitoren bregdetare japin alarmin. Ata shprehen se rreziku është i dukshëm veçanërisht për mjetet në qarkullim por dhe ata që lëvizin me biçikleta. Ndërkohë dukuria e rrëshqitjes së gurëve është e përsëritur në aksin bregdetar,teksa më herët një masiv shkëmbor u rrëzua pak metra më larg këtij vendi.