Dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi i shpëtuan me procedurë hetimit pas kallëzimit të ngritur kundër tyre për fshehje të provave që tregonin pagesat e Klodian Zotos, shtetas të shpallur në kërkim për Arben Ahmetajn. Kodi i Procedurës Penale përcakton në nenin 291 të tij afatin e mosfillimit të një procedimi. Sipas këtij neni, brenda 15 ditëve, prokurori që shqyrton kallëzimin duhet të bëjë publike brenda 15 ditëve vendimin e arsyetuar.