Një drejtues Jet Ski është gjobitur me 500 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar mjeti lundrues, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Ksamilit. Mjeti ka hyrë në zonën e pushuesve, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë kontrollet përgjatë bregdetit për parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së pushuesve.