Policia e Kukësit ka arrestuar një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, e për më tepër shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në operacionin e koduar “Blic”, u sekuestruan gjithashtu një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet, 3380 euro dhe një sasi lekësh.