Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Vlorë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 12 drejtues mjetesh janë arrestuar, pasi shkelën rregullat e qarkullimit në drejtimin e mjetit, duke u kthyer në rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Po ashtu, janë pezulluar 8 leje drejtimi, 4 prej të cilave për drejtim të mjetit në ndikimin e alkoolit.