Top Channel/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, shqiptari ‘koka’ e grupit, e dashura e tij…
21/04/2026 21:36

Policia e Shtetit në zonën e Arezzo-s në Itali ekzekutoi pesë urdhër-arreste ndaj dy shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve italianë, të dyshuar në shkallë të ndryshme për pjesëmarrje në një grup kriminal të përfshirë në trafik droge që drejtohej nga shqiptari. Operacioni, i koduar “Minerva”, nisi të shtunën, më 18 prill, me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Arezzos, me kërkesë të Prokurorisë. Masat përfshijnë një arrest me burg dhe katër masa arresti shtëpiak. Hetimi nisi në gusht 2025 dhe u zhvillua përmes një hetimi kompleks. Përgjimet telefonike dhe ambientale, si dhe shërbimet e vëzhgimit dhe ndjekjes, rezultuan vendimtare për zbardhjen e rrjetit. Sipas hetimeve, grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe i drejtuar nga një shtetas shqiptar, kishte ngritur një rrjet të organizuar shpërndarjeje kokaine, hashashi dhe marihuane në të gjithë provincën. Organizata funksiononte me metoda të strukturuara: shitjet kryheshin çdo ditë, shpesh me shpërndarje në banesa përmes automjeteve të ndryshme. Përveç konsumatorëve, furnizoheshin edhe tregtarë të vegjël lokalë. Hetimi zbuloi një ndarje të qartë rolesh. Grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar, aktualisht në paraburgim, i mbështetur nga partnerja e tij, e cila ndodhet gjithashtu nën arrest shtëpiak. Tre shtetasit italianë dyshohet se kanë vepruar si korrierë, përgjegjës për shpërndarjen e drogës, si dhe për paketimin dhe përgatitjen e dozave në vende të caktuara. Gjatë hetimit, policia sekuestroi 750 gramë kokainë, 500 gramë hashash, 1 kilogram marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi, telefona celularë të përdorur për komunikim, 1,350 euro në para të gatshme, të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës, ndërsa tre persona ishin arrestuar më herët në flagrancë gjatë fazave hetimore.

Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08