Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si Ura e Mbrostarit në Fier. Parmakët e urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.