Top Channel/ Shkarkohet nga detyra presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska
27/01/2024 18:10

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska është shkarkuar nga detyra me 204 vota pro pas mbledhjes të Asambleja së Jashtëzakonshme e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë Nga 386 anëtarë të asamblesë, ishin 248 vota, ku 204 fletë votimi ishin të vlefshme, kurse të pavlefshme ishin 44. Asnjë votë nuk ishte kundër shkarkimit dhe asnjë nuk abstenoi. “Procesi i votimit për shkakrimin nga detyra me efekt të menjëhershëm, presidentes së Urdhrit të Psikologut, nga shqyrtimi i dokumentit zgjedhor rezulton si vijon: Numri i pjesëmarrësve në asamblenë e përgjithshme 386, numri total i votave 248, fletë votimi të vlefshme 204, të pavlefshme 44, nga numërimi i fletëve të vlefshme rezultuan votat si më poshtë, pro shkarkimit 204, kundër shkarkimit asnjë, abstenim asnjë në përfundim të numërimit shpallet rezultati, me 204 vota pro dhe asnjë votë kundër, presidenti i Urdhrit të Psikologut, zonja Valbona Treska, i bie që të shkarkohet nga detyra”, u tha gjatë vendimit. Treska u zgjodh si presidente e parë e Urdhrit të Psikologut në 2017 nga Asambleja Themeluese. Ajo u rizgjodh në 2021 për një mandat tjetër 4-vjeçar. Rreth një javë më parë një peticion i firmosur nga 216 psikologë në të gjithë vendin iu drejtua qeverisë kundër Presidentes së Urdhrit të Psikologut, me argumentin se institucioni po kryen trajnime dhe akreditime që nuk janë miratuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. Sipas një prej firmëtarëve, Altin Nikës, trajnimet e kryera gjatë vitit të kaluar që kanë shkuar deri në 1500 euro, rezultojnë të pavlefshme ligjërisht. Presidentja e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska u kundërpërgjigj duke thënë: “Qëndrimi i zotit Nika është mashtrim, tjetërsim i vullnetit dhe besimit të psikologëve. Kërkesa e ardhur sot nga një grup psikologësh ka në thelb uljen e tarifave. Nesër do të ketë një kallëzim në prokurori, lidhur me këtë deklaratë të pavërtetë dhe mënyrën e mbledhjes së firmave të këtij grupi psikologësh”.

Top Channel/ Divorci e dëmton!Shkolla në Kamëz i hoqi aksesin te notat e vajzës
23/11 20:03
Top News-Një alfabet, një festë dy kryeministra. Ramën dhe Kurtin nuk i bashkon as Dita e Shkronjave
23/11 20:01
Top Channel/ Bora e parë në Shqipëri! Zbardhen Thethi e Kalimashi, probleme në disa akse
23/11 19:58
Top Channel/ “Shtëpi nëntokésore bari” në Shkodër, 10 të arrestuar, sekuestrohen mijéra bimë
23/11 19:48
Top Channel/ Berisha nuk do kandidat nga sheshi, negociata për një front kundër Ramës
23/11 19:39
Top Channel/ Shqipëria importoi rreth 7,3 mln litra vaj palme, AKU nuk sqaron destinacionin
23/11 19:35
Top News – ‘Jo vetëm një Shqipëri me letra në BE’/ Tabaku në Bundestag: Të respektohet vota e lirë
23/11 19:31
Top Channel/ Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet! Dëmshpërblim për pasagjerët në aksident
23/11 19:30
Top Channel/ “Vazhdon historia”/ Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burg, avokati: Do kërkoj…
23/11 19:03
Top News – Shifrat tronditëse nga Britania/ Çdo ditë një shqiptar dënohet për trafik droge
23/11 19:00
Top Channel/ Bora e parë në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit
23/11 18:35
Top News- Dëme në Tropojë dhe në Kukës/ Reshjet sjellin probleme në infrastrukturë e banesa
23/11 18:21
Top Channel/ Përfshihen nga flakët disa autobusë të policisë greke, dyshohet se…
23/11 17:45
Top Channel/Aksident në Fier-Levan,drejtuesi i motomjetit humb kontrollin del nga rruga, plagoset…
23/11 17:40
Top News- Arrestohen 10 persona në Shkodër/ Zbulohet ambient nëntokësor, kultivohej kanabis
23/11 17:10
Top News- Nga miq, në armiq të përbetuar! Saga e hakmarrjeve mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”
23/11 16:25
Top Channel/ Reshjet shkaktojnë probleme në disa rrugë të Kukësit, disa fshatra në vështirësi
23/11 16:24
Top Channel/Miley Cyrus martohet në fshehtësi/ Këngëtarja 33-vjeçare kurorëzon dashurinë
23/11 16:21
Top News- Përfitoi 190 mijë euro me ‘GoFundME’/ Lihet në burg i riu, mashtroi se vuante nga leukemia
23/11 16:17
Top Channel/ Rrëshqitjet e dheut shkaktojnë probleme në Tropojë, bllokohet Bajram Curri-Cerrnicë
23/11 16:14