Shkarkimi I I befasishëm I ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant nga kryeministri Beniamin Netanyahu ka nxjerrë me dhjetëra mijëra vetë në rrugët e qyteteve anekënd shtetit hebre, në një shpërthim spontan indinjate. Protestuesit në Tel Aviv bllokuan një autostradë kryesore dhe ndezën zjarre të mëdha, ndërsa policia u përlesh me grupet e njerëzve të mbledhur përpara shtëpisë së Netanyahut në Jeruzalem e madje në një moment të caktuar thyen dhe kordonin e sigurisë. Skena të ngjashme pati edhe ne Beersheba e Haifa.