Shefi i krimeve në policinë e Përmetit ka pasur dijeni për abuzimin e vajzës 16 vjeçare nga njerku i saj polic, por edhe kolegu i tij, ngjarje e zbuluar disa javë më parë. Mësohet se Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij ka nisur gjithashtu një hetim për shkelje të rëndë disiplinore.