Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka nxjerrë dekretin për lirim nga detyra të 7 prokurorëve të komunitetit serbë, të cilët ishin dorëhequr në vitin 2022. Dekreti i Haxhiut pasoi vendimin e Këshillit Prokurorial për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve të cilat ishin adresuar tek kryesuesi i këtij institucioni.