Në mes të sezonit turistik, deti jon është ndotur nga ujërat e zeza. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si uji në plazhin e Dhërmiut ka marrë ngjyrë kafe. Shkak i kësaj ndotje janë bërë kroceret me turistë që kalojnë nga Kanali i Korfuzit. Ata shkarkojnë ujërat e zeza, por dallgët i sjellin në breg, në zona ku bëjnë plazh pushues shqiptarë dhe turistë të huaj.