Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë nesër në orën 11:00 mbledhjen e radhës në lidhje me kërkesën për shkarkimin e presidentit, me 13 vota pro, një kundër, dhe asnjë abstenim. Gjatë miratimit të këtij orari, pati dhe debate mes kryetarit të komisionit, Ulsi Manaja dhe deputetit opozitar Adriatik Alimadhi, pasi ky i fundit kërkoi që të respektohej data e ofruar nga Presidenti Ilir Meta. Ulsi Manja: Mbledhja e radhës të jetë nesër në datën 6 ora 11:00 që t’i mundësojmë presidentit që të shprehet përpara komisionit dhe më pas do të vijojmë me procedurën e Komisionit të Ligjeve sipas rregullores. Në rastin konkret datën dhe orën e vendos Komisioni.