Administratorët e pesë guroreve që shkaktonin ndotje të lartë të mjedisit në Krujë janë vënë nën hetim. Nga kontrollet e policisë, ka rezultuar se 5 gurore nuk dispononin dokumentacionin e plotë për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunim të materialeve inerte dhe gurore.