Fshati Xhyherinë në Vlorë njihet për rritjen e gjelave të detit. Për fermerët është një punë sa e vështirë po aq edhe e bukur. Shkëlqim Dema, rritës i gjelave të detit tregon se prej tre vitesh punojnë me rritjen e gjelave dhe pulave të detit dhe ju duhet çdo ditë në natyrë për t’u kujdesur, ndërsa ushqimi bio i natyrës, është rritje me cilësi, sipas tyre. Ai thotë se kujdeset çdo ditë për rreth 800 pula dhe gjela deti.