Top Channel/ Shiti gjithçka për udhëtimin rreth botës me kroçerë, gruaja dëbohet nga anija sepse…
18/09/2024 20:58

Një grua që shiti gjithçka për rreth 300 000 dollarë, që të bënte udhëtimin e ëndrrave rreth botës me kroçerë, është ndaluar të marrë anijen pas publikimit të ankesave në llogarinë private në WhatsApp. 68 vjeçarja Jenny Phenix, nënë e divorcuar e dy fëmijëve nga Florida, SHBA, shiti gjithçka zotëronte dhe priste vetëm me valixhen e saj për udhëtimin 3-vjeçar me kroçerën e re Villa Vie Odyssey. Por pas disa shtyrjeve të datës së nisjes, zonja Phenix shpërndante zemërimin e saj me pasagjerët e tjerë në grupin e krijuar në WhatsApp ku tregonte se anija nuk do të ankorohej në Miami sipas planit. Rrjedhimisht mesazhet e saj u shpërndanë dhe te stafi i kroçerës, të cilët vendosën se numri saj ishte bllokuar për udhëtimin prej sjelljes së sipas tyre “dëmtonte moralin e komunitetit të udhëtimit.” “Kemi marrë shumë ankesa prej rezidentëve në lidhje me ankesat dhe negativitetin tuaj, prandaj duhet të anullojmë kontratën për të ruajtur moralin dhe mirëqenien e pasagjerëve”, i kishte shkruar shefja e stafit Kathy Villalba. Phenix tha se ishte e shokuar nga mesazhi dhe mohonte se ishte përfshirë në ofendime personale, dhe as nuk kishte shpërndarë mesazhet në rrjetet sociale. “Zhgënjimi i udhëtarëve rritej dita-ditës për vonesat dhe unë e di që flisja gjërat që duheshin thënë. Të tjerët më kanë falënderuar për këtë”, tha gruaja në përgjigjen e saj. Ajo kishte bërë depozitimin fillestar për udhëtimin tre-vjeçar dhe më pas do të shpenzonte edhe 120,000 dollar. Programi i Endless Horizon u lejon pasagjerëve të jetojnë në bord të anijes për gjithë jetën duke nisur nga 300,000 dollar. Gruaja e divorcuar kishte shkuar në jug të Anglisë për nisjen e udhëtimit. Por linjat njoftuan se nisja do të bëhet nga Belfast në Irlandë më 30 maj, prej problemeve teknike të lundrimit. Drejtori Mike Petterson tha se anija nuk kishte marrë certifikatat e kërkuara të dokumenteve dhe se autoritetet nuk lejonin nisjen e lundrimit pa riparimet e ndryshimet e kërkuara. Por Phenix tha se ishte dëmtuar emocionalisht nga kjo që ndodhi prandaj ndante shqetësimin me udhëtarët e tjerë. Petterson tha se ajo kishte shkelur kushtet e kontratës për mospublikim të informacioneve dhe se do të rimbursohet për shpenzimet e kryera, shkruan rrjeti The Mirror.

Top Channel/ Erdogan kritikon Europën: Pa Turqinë nuk ka siguri
22/09 23:05
Top Channel/ “Betejë” me helmeta e shufra në Katania, tre policë përfundojnë në spital
22/09 21:58
Top Channel/ Sanchez i thotë “jo” pritjes së Trump në OKB! Kryeministri spanjoll mungon në New York
22/09 21:50
Top News- Trump falënderon Shqipërinë: Mesazh i veçantë në OKB për aleatët e Gazës
22/09 21:01
Top Channel/ Burnham: Mund të bashkohemi me BE! Laburistët në presion për të përmbysur Brexit
22/09 20:02
Top Channel/ Trump falënderon Shqipërinë në OKB, fjalimi i presidentit të SHBA në Asamble
22/09 19:35
Top News – Erdogan kërkon heqjen e vetos në OKB / Rusia kundër: KS të shtojë anëtarë të rinj
22/09 15:34
Top Channel/Arabia Saudite rihap naftësjellin, gati eksportet nga Deti i Kuq: Bie nafta Brent!
22/09 15:03
Top News – Trump bëhet ‘mute’ / Mediat e mëdha amerikane bojkotojnë presidentin
22/09 13:33
Top Channel/ “Grafia e zgjedhjeve”, Gjermania e ndarë në dysh: Zonat rurale me AfD, qytetet majtas!
22/09 12:13
Top Channel/ Të shtëna në një shkollë në Turqi, 8 të plagosur: Arrestohet i dyshuari!
22/09 11:49
Top Channel/ Erdogan kërkon riformimin e OKB-së: “Të hiqet e drejta e vetos”!
22/09 11:30
Top News – Shpërthejnë plumbat në shkollë / Tronditet Turqia, tetë të plagosur nga të shtënat
22/09 11:16
Top Channel/ Sot Asambleja e Përgjithshmë e OKB-së, Trump takohet me Zelensky-n?!
22/09 11:09
Top News- Ngarkesa sekrete e F-35 përfundon në Hong Kong, SHBA del zbuluar
21/09 23:00
Top Channel/ Hoqi dorë nga bota e kinemasë për milionat e portaleve për të rritur, rrëfen aktorja
21/09 23:00
Top Channel/ Trump: Rusia e ka humbur kontrollin mbi naftën prej Ukrainës
21/09 22:57
Top News- SHBA zbulon komplotin rus: survejim dhe vrasje të shënjestruara në Uashington
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:50