‘E kam mbjellë kanabisin për arsye shëndetësore, pasi do ti nënshtrohem një ndërhyrjeje kirugjikale dhe operacioni kushton shtrenjtë”. Kështu e nisi rrëfimin në në gjykatë 72-vjeçari Vesel Xhaferri, i cili i vendosi trupës gjyqësore ekspertizat që vërtetonin se ai vuante nga diabeti dhe se priste ndërhyrje kirurgjikale pas infarkt. I moshuari shtoi se vendosi të mos mbjellë me perime në bahçen e shtëpisë, me të cilat sipas tij vetëm mbijetonte, por nuk arrinte të blinte as ilaçet.