Ndonëse ishte paralajmëruar nga Unioni i Transportit Publik se prej datës 1 mars nuk do të ofrohej më aboneja, qytetarët nuk kanë hasur vështirësi në blerjen e saj. Ky vendim ndryshoi për shkak të nevojës që qytetarët kanë në përditshmëri në përdorimin e abonesë. Dashnor Mema: Ne nxorëm njoftim që nuk do ketë abone por i nxorëm në shitje duke parë dhe reagimin e qytetarëve që i duhet për të shkuar në punë apo dhe studenteve.