Një 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shiste në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të vjedhura jashtë shtetit dhe të futura në Shqipëri në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë operacionit policor të koduar “Final O’clock”, u sekuestruan sende me vlerë rreth 300 mijë euro, si dhe para të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.