Mbrëmjen e së enjtes, rrebeshet e shiut mbushën disa nga rrugët dhe kryqëzimet rrugore me ujë duke sjellë probleme dhe në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në Durrës. Situata ka qenë problematike në zonën pranë stadiumit, te stacioni i zjarrfikësve, në lagjen 1, si dhe lagje të tjera më në periferi të qytetit bregdetar.