Një shtëpi bari është zbuluar në Shijak, ndërsa ka rënë në pranga një 46-vjeçar gjatë megaoperacionit policor “Krahët e Krimit”. Fredi Krasniqi ra në pranga, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi. Në banesën 4-katëshe në Sallmone të Shijakut u gjetën 444 bimë narkotike dhe 240 llamba elektrike. Ndërsa në një ambient me mur të dyfishtë u gjet arsenal armësh, e cila dyshohet se ishte në funksion të një grupi kriminal.