Ndërkohë kompania tjetër Agbes Construction raporton në total aktive prej 1.8 milairdë lekësh, ndërsa fitimi në vlerën e 183 milionë lekëve në 2020-ën. Albavia kompania tjetër raporton një total aktivesh prej 1.6 miliardë lekësh, ndërsa fitimi në 2020-ën arriti në 63,8 milionë lekë. Kompania Kupa raporton të ardhura në nivelin e 743 milionë lekëve në 2020-ën, ndërsa fitimi për këtë periudhë është në 24 milionë lekë, ndërsa në 2019-ën kjo kompani ka rezultuar me humbje. Ante Group raporton të ardhura në nivelin e 1 milaridë lekëve, ndërsa fitimi për 2020-ën ishte 78 milionë lekë. Klodioda ndërkohë raporton të ardhura në nivelin e 46 milionë lekëve për 2019-ën, ndërsa fitimi është në nivelin e 12 milionë lekëve. Altea geostudio raporton xhiro vjetore në 181 milionë lekë, ndërsa fitim para tatimit në nivelin e 11.7 milionë lekëve.