Top Channel/ Shifra të frikshme emigrantësh, qeveria italiane shpall gjendjen e jashtëzakonshme
11/04/2023 22:36

Qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së frikshme të shifrave të emigrantëve që duan të hyjnë nga Mesdheu. Pas mbledhjes së qeverisë së Italisë me në krye Giorgia Meloni, për të shqyrtuar masa më të rrepta për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, ata vendosën që të shpallët vendimi, i cili do të zgjasë 6 muaj. Ky vendim u sugjerua nga ministri i mbrojtjes për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Italia, kryesisht ditët e fundit. Në dispozicion të këtij projekt-ligji është vendosur një shifër prej 5 milionë eurosh nga buxheti shtetit. Njëkohësisht autoritetet vendase deklaruan se kjo zgjidhje duhet të ketë ndikimin e Bashkimit Europian, i cili duhet të ndërhyjë. Me gjendjen e jashtëzakonshme, mund të zbatohen procedura dhe veprime më të shpejta për të ofruar zgjidhje për pritjen e emigrantëve në një kohë të shkurtër. Njëkohësisht do të shtohen dhe forcohen e strukturat që synojnë riatdhesimin e personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Itali, duke rritur aktivitetet e identifikimit dhe dëbimit. Burimet qeveritare raportojnë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme bën të mundur sigurimin e përgjigjeve më efektive dhe në kohë për sa i përket menaxhimit të emigrantëve dhe akomodimit të tyre në territorin kombëtar. Gjatë ditëve të fundit mijëra emigrant në brigjet italiane janë shpëtuar mrekullisht nga mbytja, pasi anijet e tyre ngecën në det të hapur. Moti i mirë ka shtyrë më shumë njerëz, kryesisht nga Tunizia, të marrin rrugën që lidh Afrikën e Veriut me brigjet e Lampedusa-s dhe Siçilisë në Mesdheun qëndror. Rreth 28,000 migrantë kanë mbërritur në Itali gjatë tre muajve të parë të vitit 2023, shifër relativisht e lartë krahasuar me 6,800 gjatë vitit të kaluar. Pamjet: AFP

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27