Top Channel/ Shifra marramendëse! Deputetët, 707 mijë euro shpenzime në korrik!
25/08/2026 19:47

Kostoja për deputetët e Kuvendit gjatë muajit korrik rezulton të jetë mbi 707 mijë euro ose rreth 65 milion lek. Përvec pagës bruto që shkon për të gjithë ligjvënësit më shumë se 42 milion lek cdo muaj, e për secilin mesatarisht 300 000, deputetët kanë përfituar edhe rimbursime në vlerë 23 milion. Shuma më e madhe e shpenzuar është për dieta për udhëtime brenda vendit, ku në total për muajin korrik janë harxhuar mbi 156 mijë euro. Listën në këtë kategori e kryeson kryetari i Kuvendit Niko Peleshi të cilit i janë kthyer pas rreth 2000 euro. Më pas vendin e dytë e mban kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi me 1900 euro, teksa vlera më e shpeshtë shënohet të jetë rreth 1500 euro. Rritja e cmimit të naftës duket se nuk është ndjerë në xhepat e deputetëve, pasi rezulton të jetë vlera e dytë me e lartë e shpenzuar përgjatë muajit korrik, me përafërsi 50 mijë euro. Pjesa më e madhe e deputetëve janë rimbursuar për karburantin në vlerën e 40 mijë lekëve. Deputetët kanë përfituar edhe kthim parash për shpenzimet telefonike të cilat shkojnë përgjithësisht në vlerë 200 euro. Gjithashtu përfshihen edhe honoraret për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare, në shumë maksimale 24 mijë lek. Ka edhe ligjvënës që deklarojnë qiratë e banesave për të cilat rimbursohen, ku cudia është Ana Dajko, deputetja e partisë “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt. Ajo pavarësisht se ka deklaruar pasuri mbi 1 milionë euro dhe disa apartamente në pronësi ka marr rimbursim qiraje në vlerë 140 mijë lek të vjetra për korrikun. Top Channel ka bërë edhe një llogaritje të deputetëve që kanë përfituar më shumë në muajin e fundit të aktivitetit parlamentar, e bie në sy që përfituesitmë të shumtë janë deputetët e rinj të cilët vec rrogës paguhen edhe për kostot në përditshmëri. Zamira Sinaj e Vlorës dhe Elton Korreshi i Fierit renditen të parët së bashku me socialisten e vjetër të Parlamentit Antoneta Dhima, ku për korrikun kanë përfituar rimbursim në vlerë rreth 260 mijë lek. Më pas me gati 2 mijë lek më pak renditet i riu i PS po nga Fieri Erjo Mile dhe Bledi Como i Pogradecit. Rreth 255 mijë lek ka përfituar deputetja e re e PD Ledina Alolli dhe pas saj renditet deputetja socialiste Zegjine Caushi me rreth 253 mijë. Ndërsa konstatohet se janë parlamentarët me përvojë ata të cilët kanë përfituar më pak si Lindita Nikolla me vlerën më të ulët nga PS dhe Sali Berisha nga PD me vlerë rreth 500 euro shtesë. Pas tyre është Agron Shehaj dhe Elisa Spiropali. Në listën e deputetëve me vlera më të ulëta të përfitimeve mujore është edhe Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku. Ndërsa nga deputetët e rinj rezulton të jetë socialisti I Durrësit Loer Kume, deputeti i PSD Tedi Mulaj dhe deputetja e PS që u bë e pavarur Marjana Koceku.

Top News – Kultivim kanabisi në fshat/ Hetimet zbulojnë skemën kriminale në Vaun e Dejës
05/11 11:14
Top Channel/ Shpërthimi shkaktoi dy viktima, kjo është bombola nga e cila rrodhi gazi që…
05/11 11:10
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës, ekspertët: Pallati duhet shembur, i rrezikshëm për banim
05/11 11:10
Top Channel/ Lëvizte i armatosur dhe posedonte 600 gramë kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë
05/11 10:57
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses Sota flet për ndërhyrjen
05/11 10:46
Top News – Dy të vdekur nga shpërthimi në Elbasan. Gjendet i pajetë 69 vjeçari, 10 të plagosur
05/11 10:33
Top News – Arrestohet ‘i forti’ i Saukut! U kap me armë e jelek antiplumb
05/11 10:05
Top Channel/ Gjyqi I themelit, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
05/11 10:03
Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13