Tetë persona u vranë dhe 13 u plagosën në Lyman në Ukrainës lindore pasi qyteti u sulmua me raketa ruse. Ministria e brendshme ukrainase njoftoi se sulmet ndodhën rreth orës 10 të mëngjesit, në afërsi të zonave ku ndodheshin njerëz. Si pasojë e shpërthimeve tre u dëmtuan banesa dhe u dogjën disa makina. Banorët kanë mbetur të tmerruar nga shpërthimet, pasi asnjë alarm paralajmërues nuk ra në momentin që nisi sulmi.