Top Channel/ “Shi” raketash në portet ukrainase! Ukraina vuri anije në gatishmëri, Rusia hakmerret
20/07/2023 21:34

Ukraina vuri në gatishmëri anijet në Detin e Zi të drejtuara drejt porteve të kontrolluara nga Rusia, ndërsa Moska goditi portet ukrainase të Mykolaiv dhe Odesa me dronë e raketa. Kievi pritet ti përdorte anijet si transportues të ngarkesave ushtarake, direkt pas refuzimit të Rusisë për të rinovuar marrëveshjen e grurit. Të paktën tre persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse, ndërsa dëmet mbeten të rënda. Rusia goditi qytetet me 19 raketa dhe 19 dronë, pasi Kremlini premtoi hakmarrje për një sulm në urën që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë kontinentale. Ukraina ka akuzuar udhëheqësit rusë se synon furnizimet me drithëra dhe infrastrukturën jetike për marrëveshjen e Detit të Zi, e cila u rrëzua në fillim të kësaj jave. Një sulm i mëparshëm kishte shkatërroi 60,000 ton grurë të destinuar për eksport nga prodhuesi kryesor global. Ndërsa në sulmet e kryera gjatë natës nuk dihen dëmet që janë shkaktuar. Pushtimi i Moskës vitin e kaluar bëri që portet e Detit të Zi të Ukrainës të bllokohen nga anije luftarake derisa të dyja palët ranë dakord për marrëveshjen e eksportit të grurit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. Një marrëveshje e cila nuk është më nën funksion, që prej ditës së hënë. Marrëveshja mundësoi eksportin e më shumë se 32 milionë tonë drithë ukrainase gjatë vitit të kaluar, duke sjellë lehtësim për vendet që përballen me mungesa kritike ushqimore si Sudani, Afganistani dhe Jemeni. Pamjet: AFP

Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36