Top Channel/ Shi raketash mbi Gaza. Netanjahu: S’ka armëpushim. S’mund t’ju dorëzohemi terroristëve
30/10/2023 22:06

Sulmet ajrore izraelite vazhduan të binin si shi në territorin e rrethuar palestinez ndërsa forcat tokësore izraelite vijuan betejat vdekjeprurëse me militantët e Hamasit, brenda Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do t'i "dorëzohet Hamasit", duke argumentuar se "thirrjet për armëpushim" janë të barabarta me "dorëzimin ndaj terrorizmit", në një konferencë për shtypin ndërkombëtar nga Tel Avivi. Sipas Netanjahut të gjithë ata që bëjnë thirrje për armëpushim duhet të "kërkojë lirimin e pengjeve izraelite menjëherë dhe pa kushte". Nga ana tjetër, agjencia e Kombeve të Bashkuara raportoi "kushte gjithnjë e më të dëshpëruara" në Rripin e Gazës. Aftësia e tyre për të ofruar ndihmë u pengua nga ndërprerja 36-orëshe e komunikimit që preku të gjithë Rripin, duke përfshirë organizatat humanitare" tha një deklaratë agjencia e OKB-së. Organizata bën me dije se ajo pret "pothuajse 672 mijë persona të zhvendosur brenda vendit" në 149 strehimore të saj. “Megjithatë, strehimoret nuk kanë më kapacitet apo hapësirë për të akomoduar të zhvendosurit rishtas, duke detyruar shumë njerëz të flenë në rrugë.” Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se gjatë ditës së kaluar janë vrarë 304 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e luftës me Izraelin të arrijë në 8.306 viktima. Në mesin e të vrarëve janë 3.457 fëmijë dhe 2.136 gra, duke shtuar se afër 1.950 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39