Shfaqja “Zbulimi”, që bëri bashkë çiftin e mirënjohur të aktorëve Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli u shfaq mbrëmjen e së hënës në Teatrin Kombëtar dhe do të vijojë të shfaqet për publikun deri më 21 dhjetor. Dashuri, komedi dhe romancë në këtë atmosferë festash. Regjia këtë herë vjen nga vetë Salsano Rrapi.