Marrëveshja me Ukrainën ra: Pas javë të tëra negociatash e deklaratash shpresëdhënëse mes Washingtonit e Kievit, pritshmërite ishin shumë të larta për takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymir Zelensky. Megjiythatë, askush nuk e priste kthesën e beftë të ngjarjeve dhe përplasjen e dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë të transmetuar live. Tani, Trump deklaroi se marrëveshja e mineraleve të rralla me Ukrainën, që e coi Zelenskyn në SHBA, është shembur.