Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Van Ricën, anëtarin e Rithemelimit që qëlloi me armë Kasteriot Markun të dielën në darkë në selinë e PD-së dega Kurbin. Rica akuzohet për tre vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike. Çështja ndaj tij u gjykua nga gjyqtari Olsi Skrame dhe prokurorja Matilda Fetahu