Top Channel/ Sherri në PD e Vulës! Tensionohet konflikti i brendshëm pak ditë para zgjedhjeve
25/07/2023 19:38

Gazment Bardhi ka mbetur pengesa e vetme për rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e liderit të ri demokratëve, të enjten e 27 korrikut Bardhi ka thirrur mbledhjen e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike. ‘Kur partia është pa kryetar, statuti parashikon që është sekretari i përgjithshëm ai që ka të drejtën të mbledh Këshillin kombëtar’ thuhet në njoftim, duke lënë të kuptohet mosnjohjen e të gjithë procesit të deritanishëm të kryer nga mbështetësit e Bashës. Kjo lëvizje e Bardhit duket se është përpjekja e fundit për ndalimin e zgjedhjeve brenda PD-së më 29 korrik. Mirëpo, grupimi i Bashës për të shmangur rrezikun prej Bardhit, i hoqi të drejtën e vulës atij, duke ia kaluar të drejtat ligjore të partisë Indrit Sefës. Ky akt konsiderohet i pavlefshëm prej sekretarit të shkarkuar. Teksa pikëpyetjet shtohen: A do të mbahen zgjedhjet në PD, të shtunën me pëlqyeshmërinë e grupimit të Bashës? Apo do të drejtohen kundërshtarët e tyre në dyert e gjykatës? . Sherri për vulën e ka bërë edhe më të paqartë situatën, por e sigurtë është se copëzimi i PD-së në tresh ka ulur numrin e anëtarëve me 2 herë më pak se në zgjedhjet e 2021. Këtë e konfirmon vetë i besuari I Bashës, Jemin Gjana.

Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16