Një sherr banal mes një grupi shqiptarësh në ishullin e Mykonos, ka përfunduar në tragjedi. Sipas burimeve policore, një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë prej një bashkatdhetari të tij, gjatë një sherri që dy grupe shqiptarësh patën për prishjen e pazareve të drogës në ishullin kozmopolitan grek. Dyshohet ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje ekonomike. Sherri nisi në orën 23.00 të një nate më parë, në vendin e quajtur Ajos Fanurios. Policia thotë se trupi i viktimës u dërgua në morg ndërsa janë deri tani janë ndaluar 4 shtetas shqiptare të lidhur me ngjarjen.