Zbardhen detaje nga sherri mes adoleshentëve në Korçë. Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit. Sipas informacioneve, 14 vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras. Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit.