Këto janë momentet kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme, pas marrjes së njoftimit se në seancë po regjistrohej një sherr fizik. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se sherri ndodhi në seancën paraprake të gjyqit për vrasjen e 23-vjeçarit nga Klosi, Renis Dobra.