Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta mes disa personash në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 3, Korçë. Veç 33-vjeçarit, u dëmtua me mjete të forta edhe një person tjetër. Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.