Top Channel/ Sherr për një vajzë, trondit vrasësi i Johanit, dëshmon çdo gjë. Rrëqeth e ëma: Bir…
10/08/2026 21:43

Një konflikt i mbartur prej disa javësh mes dy të rinjve, të cilët njiheshin që prej fëmijërisë, përfundoi në mënyrë tragjike në Korçë me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko. Për ngjarjen e rëndë është arrestuar Kristjan Sterjo, 20 vjeç, i cili dyshohet se e qëlloi me armë zjarri shokun e tij të fëmijërisë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur për rreth gjashtë orë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15 të Korçës, pranë zonës ku banonte viktima. Një konflikt mes disa personave u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa Johan Zuko mbeti i vrarë. Në orët e para pas ngjarjes, policia identifikoi autorin e dyshuar dhe nisi kërkimet për kapjen e tij. Në operacion u angazhuan edhe Forcat Speciale RENEA, ndërsa kontrolle u kryen në banesën e Sterjos, në zonën e varrezave dhe në hapësira të tjera ku dyshohej se mund të ishte fshehur. Pas disa orësh, 20-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua në afërsi të banesës së tij, pranë Mitropolisë. Sipas të dhënave të siguruara, ai kishte kaluar rreth gjashtë orë i fshehur në zonën e njohur si “Fusha e Drurëve”, pranë varrezave të qytetit, përpara se të largohej nga aty dhe të afrohej drejt banesës. Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në krim. “Identifikohet, kapet dhe arrestohet, pas disa orësh kërkimesh nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në Korçë.” Në njoftimin zyrtar thuhet se 20-vjeçari dyshohet se vrau me kallashnikov Johan Zukon pas një konflikti për motive të dobëta. “Vrau me armë zjarri, kallashnikov, shtetasin J. Z., 21 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet shtetasi K. S., 20 vjeç, banues në Korçë.” Po sipas Policisë, arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në ngjarje.”

Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11