Një sherr është regjistruar pak më parë në zonën e njohur si lagja Pavarësia, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike. Pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës. Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.