Komisionet parlamentare e nisën punën më sherr. Demokratët ashtu siç kishin paralajmëruar u paraqitën fizikisht në Kryesinë e Kuvendit ndryshe nga kolegët e tyre të mazhorancës të cilët u shfaqën përmes platormave online. Përplasja e parë mes palëve ndodhi në Komisionin e Ligjeve ku në pamjet e servirura nga Kuvendi u shfaq me zë dhe video vetëm kryetarja Klotilda Ferhati Bushka. Demokratët kishin marrë masa për të përcjelle ne kohe reale përmes aparatëve të tyre celulare.