Një konflikt mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të agjencisë të qytetit të Pogradecit. Sikurse duket nga pamjet, ata janë konfliktuar fizikisht duke përdorur mjete të mprehta dhe shkopinj deri në ndërhyrjen e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes tyre ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë për t’i marrë në pyetje.