Qeveria mori vendimin të zerojë tarifat për shërbimet bazike në llogaritë bankare. Kështu hapja, mbyllja apo mirëmbajtja e një llogarie, kryerja e pagesave online, tërheqja e parave nga ATM-të apo depozitimi i tyre do të jenë falas. Përfitues do të jenë pensionistët si dhe shtresat e tjera në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike apo sociale. Për ekspertët vendimi do zgjerojë edukimin financiar.