Hetimet mbi plagosjen e 4 personave në qytetin e Elbasanit, mbrëmjen e së hënës kanë nxjerrë në dritë detaje të reja. Burime zyrtare nga grupi i hetimit bëjnë me dije se asnjëri nga personat e plagosur nuk është objektivi. Ata janë qytetarë të rastësishëm të ndodhur në ambientet e lokalit.